Sheraton Tirana Hotel

4.3 (65 komente)

Sheshi Italia, Tirana, Albania   •  Koha:    •   Ora lokale:     •  Telefoni: (355) (4) 2274707  

4.3

Dreka Bufe e së Dielës - Gëzoni sëbashku me miqtë dhe familjen tuaj

Po po po , pas një vere të gjatë Dreka jonë e së Dielës kthehet sërish mes nesh!

Duke filluar me datë 14 Tetor, kjo traditë e përjavshme do të jetë pjesë e planeve tuaja të ditës së Dielë. Përfytyrimi ynë i Drekës Bufe të së Dielës është kalimi i  ditës suaj të pushimit mes familjarëve dhe miqve duke shijuar ushqimin e mrekullueshëm të përbërë nga produkte të stinës - të cilat ofrojnë aroma origjinale, si dhe duke provuar eksperiencën e pjatave të veçanta të Shefave tanë të talentuar në një ambient të rehatshëm dhe gazmor. 

Për femijët tuaj të dashur ne kemi përshtatur një kënd të dekoruar ku ata do të gjejnë larmi lodrash, filma vizatimore, vizatime në fytyrë pas së cilave ata janë aq të apasionuar si dhe sëbashku me Shefat tanë të kuzhinës, gatimin e picës së dëshiruar me duart e tyre të vogla. E gjitha kjo do ju falë argëtim dhe çlodhje fëmijëve tuaj sikundër edhe ju.
Ashtu sic edhe është bërë traditë, fëmijët deri në 5 vjeç e kanë ushqimin të përfshirë, ndërsa fëmijët deri në moshë 11 vjeç përfitojne 50% zbritje nga tarifa e paketës.

Cdo te Diele ne krah te bufese do te gjeni “Gatime me Tematike Javore” . Nisur nga kërkesat tuaja, ne do i shtojmë konceptit origjinal të drekës bufe të së Dielës edhe këtë hapësire, e cila do ju krijojë mundësine që ju jo vetëm të rigjeni shijen e përjavshme, por edhe të josheni për të provuar çdo javë, dicka të re dhe të shijshme.

Pajisuni me Kartën e Besueshmërise së Klientit. Me të do përfitoni në çdo 6 drekime të së Dielës, një drekë falas ose nëse na vizitoni 8 herë deri për Krishtlindje ju përfitoni 50% zbritje nga tarifa e Darkës së Krishtlindjes në hotel Sheraton Tirana.

Mos harroni, parkimi është falas për ju që drekoni me ne ditëve të Diela.

Ejani ta kalojmë kohen, duke shijuar dhe pushuar sëbashku Bufenë e së Dielës!

Dreka Bufe e së Dielës
Gëzoni sëbashku me miqtë dhe familjen tuaj

Alcohol-Free lunch

1950 Lekë/person qe perfshin
Pije joalkoolike, kafe&çaj

Regular lunch

2700 Lekë/person qe perfshin
Paketë te përzgjedhur pijesh alkolike dhe jo alkolike, kafe&çaj

Restorant Metropolitan

12:30 deri më 16:00

  • Çdo javë një menu ndryshe
  • Parkim falas
  • Femijet deri ne 5 vjec pa pagese
  • 50% ulje për femijët deri në 11 vjeç
  • Pajisje me Karten e Klientit