Sheraton Tirana Hotel
Telefoni
(355) (4) 2274707
· Faks
(355) (4) 2274711
Sheshi Italia · Tirana · Albania 
Ora lokale
4:13 AM
· Koha · Na dergoni nje email
Sheraton Tirana Hotel_Restaurant Metropolitan_banner
Rezervo tani
gjistrohuRre
#
Lironi dhomen
#
Dhome
Adults Per Room
Femijet per dhome

Italian Food Festival in Tirana - Il Giro d'Italia a Tavola

Java e Ushqimit Italian, “E gjithë Italia në Tavolinën tuaj”, shoqeruar me vererat me te famshme Italiane, sebashku me menune e pasur  te per pergatitur me shume perkujdesje. Duke filluar qe prej pastave, rozotos, antipastave, perzgjedhjes se pergatitjes te pjatave te peshkut e mishit, embelsirave te mrekullueshme dhe varietete te tjera shume speciale, nga data 29 Maj e deri me date 1 Qershor kjo menu e pasur do sherbehet ne restorant Metropolitan.
Shefi ekzekutiv i kuzhines, i cili vjen ekskluzivisht nga Sheraton Milan Malpensa Hotel, Z. Enrico Fiorentini, sebashku me Shefin e kuzhines se Sheraton Tirana Hotel Z. Damir Pejcinovic dhe ekipet e tyre prej te dy vendeve, do te paraqesin per dashamiresit qe ndodhen ne Tirane, interpretimin modern te gatimit te vertet Italian.

Menuja me kater raunde ofron cmimin pakete prej 3100 Lekesh per person,ku perfshihen pijet freskuese dhe uji, si dhe 3500 Leke per person perfshire gjysem shishe vere Italiane dhe uje prej ku mund te perzgjidhni antipasten, pasten, pjaten kryesore dhe embelsiren qe preferoni.

Java Ushqimit  Italian


Pergjate diteve te ketij organizmi, per publikun do qendroje e hapur ekspozita e kuzhines se te famshimit Pellegrino Artusi , i cili per here te pare perfshiu recetat e rajoneve te ndryshme Italiane ne nje liber te vetem gatimi, si dhe shkroi librin me te famshem te recetave “La Scienza in cucina e l'Arte di mangiar bene”, per te treguar vlerat e verteta e te ushqyerit ne menyren e duhur.

Sebashku me menune e pasur do sherbehet edhe vera speciale “ Memoro Rosso Italia” e cila eshte prodhuar ne nder te pervjetorit te 150 te bashkimit te Italise, dhe jo vetem; nje menu prej dhjetra vererash nga emrat me te mirenjohur te veres Italiane ku gjejme rastin te permendim disa prej tyre si “Chardonnay Mezzacorona”, “Verdicchio Monteschiavo”,”Chianti Piccini”, “Nero d’Avola Arancio Sicilia mund te perzgjidhen nga lista e vererave pergjate ketyre neteve

Nje falenderim i vecante shkon per Ambasaden Italiane ne Shqiper, supermarketin CONAD, BelleAir, “Bota e Veres” dhe Mozzarella per mbeshtetjen dhe bujarine e treguar ne  realizimin e ketij aktiviteti te Hotel Sheraton Tirana.